fbpx

KUSHTET DHË TERMET

Kushtet e përgjithshme të përdorimit të  platformës ‘’Byzones’’ përbëjnë në përgjithësi marrëveshjen në mes të përdoruesve dhe Byzones, ku përshkruhen në detaje të drejtat dhe obligimet e dy palëve.

Lusim të gjithë përdoruesit e platformës Byzones që të lexojnë me kujdes informatat e cekura më poshtë të cilat kanë për qëllim të sigurojnë një bashkëpunim transparent, kualitativ dhe me fokus drejtpërdrejt tek shërbimi ndaj klientit.  Përmes shfrytëzimit të platformës Byzones ju pranoni me dëshirë kushtet dhe termet e bashkëpunimit.

Byzones ka të drejtën ekskluzive për përditësimin dhe ndryshimin e këtyre kushteve dhe termeve të bashkëpunimit siç e sheh të nevojshme pa ndonjë njoftim paraprak.

 

MBROJTJA E TË DHËNAVE

Byzones në përputhje të plotë me Ligjin mbi Mbrojtjen e të dhënave personale mbledh nga përdoruesit e platformës dhe përpunon të dhënat në mënyrë të drejtë, të ndershme dhe gjithmon në përputhje me ligjin në fuqi.

Në asnjë mënyrë, Byzones nuk transmeton të dhënat e juaja personale tek palët e treta apo publikon ato në ndonjë mënyrë apo formë. Platforma Byzones mbledh vetëm këto të dhëna : emër, mbiemër, adresë, numër telefoni, email adresë. Në rast të zbatimit të urdhërit nga gjykata kompetente në mbështetje të hetimeve penale, Byzones është e detyruar t’i përcjell të dhënat e juaja tek organi kompetent.

Ju jeni përgjegjës për fshehtësinë e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj gjatë shfrytëzimit të platformës suaj. Byzones rezervon të drejtën e anulimit të porosisë në rast të ngritjes së dyshimeve mbi keqpërdorimin e llogarisë suaj nga palë të treta.

 

PRONËSIA INTELEKTUALE

Të gjitha informatat e përpunuara nga platforma Byzones duke përfshirë fotografitë, tekstin, logo, banerë reklamues etj. Janë pronësi intelektuale e Byzones të cilat kanë për qëlim informues dhe nuk mund të përdoren nga pala e tretë pa pëlqim paraprak .

 

PËRSHKRIMI I PRODUKETEVE & ÇMIMET

Shërbimi ndaj klientit është fokusi ynë kryesor, gjithsesi ne nuk mund të garantojmë se informacionet lidhur me produktin janë 100% të sakta dhe pa gabime. Në rast se gjatë porosisë suaj hasni në mospërputhje të përshkrimit apo çmimit ju lusim të na kontaktoni në info@byzones.com

Byzones rezervon të drejtën e anulimit të porosisë në rast se nga pakujdesia apo gabimet teknike çmimi i një produkti në porosi nuk përputhet me çmimin real të reklamuar në informatat e përgjithshme.

 

KRIJIMI I LLOGARISË – REGJISTRIMI

Krijimi i llogarisë suaj realizohet vetëm njëherë gjatë të cilës përdoruesi i platformës Byzones gjatë të cilit rast ne mbledhim këto të dhëna : emri, mbiemri, email adresa, numri juaj kontaktues, passwordi.

Vëmendje : Platforma Byzones nuk përdor cookies përmes të cilave ne marrim informata tjera shtesë mbi përdoruesin pa pëlqimin apo dijeni paraprake.

 

POROSIA DHE TRANSPORTI

Është shumë e rëndësishme që përdoruesi i platformës Byzones të verifikoj porosinë e tij duke përshirë (sasinë, ngjyrë, çmimin etj) për të siguruar porosinë e juaj dhe keqkuptimet e mëtutjeshme. Pas konfirmimit nga përdoruesi dhe konfirmimit të porosisë nga operatorët tanë, porosia juaj do të transportohet në adresën e dhënë nga përdoruesi.

Informatat e sakta mbi adresën duke përfshirë (rrugën, qytetin, numrin kontaktues) sigurojnë cilësi dhe garancë gjatë realizimit të transportit.

Byzones siguron transportin për të gjitha porositë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës në përputhje me çmimoren aktuale. Afati i dorëzimit të porosive është nga 12 – 48 orë.

 

POROSITË GABIM DHE KOMPENZIMI

Në rast se porosia juaj për arsye të ndryshme dallon nga porosia origjinale, porositësi posedon të drejtën me kompenzim parash apo porosi tjera. Kujdes i veçantë duhet ti kushtohet gjatë procesit të kthimit në mënyrë që produkti i kthyer të jetë në gjenje të njejtë nga momenti i dorëzimit.

Në rast se pas porositjes së produktit porositësi për shkak të rrethanave subjektive ndërron mendje, Byzones mundëson anulimin e porosisë. Garancioni i produktit :  Platforma Byzones nuk siguron garancionet e produktit përveç rasteve të cekura në përshkrimin e produktit.

 

PAGESAT

Byzones ofron mundësi të ndryshme pagese.
– Pagesa online përmes kredit kartelës
– Pagesa me para në dorë (cash)  në momentin kur ju bëni pranimin e porosisë suaj.
– Pagesa përmes transferit bankar në xhirollogarinë e Byzones.

Për çdo ankesë, sugjerim apo kërkesë për bashkëpunim ju lutem na kontaktoni në info@Byzones.com

 

RRETH NESH

Duke qenë pjesë e platformës sonë ju keni mundësi të bëni shoping dhe zgjedhni qindra produkte nga oferta jonë pa lëvizur vendi, duke ju kursyer mundin dhe kohën e vizitave në dyqane të shumta apo dhe pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me dëshirat dhe nevojat e juaja.

Me investitor nga Zvicra dhe lokacion në Kosovë, kompania Byzones sjellë përvojën, rregullin dhe përpikmërinë zvicërane edhe në Kosovë. Ne synojmë të jemi konsulenti më i madh në Kosovë për çdo individ & Familje në tentativë për të siguruar cilësi, elegancë dhe shije.

‘’Byzones’’ sjell në Kosovë platformën e parë vendore e cila ka për qëllim promovimin e sektorit të tekstilit dhe fuqizimin e kompanive vendore duke sjellë cilësinë, qindra opsione për zgjedhje dhe rahatinë e të qenit komod gjatë kohës së shopingut.

‘’Byzones’’ ka fokusin tek klienti, përpiqemi të kuptojmë më mirë nevojat dhe pritshmëritë e klientëve tanë. Ne ndjehemi përgjegjës për të mbrojtur dhe mbajtur lart vlerat e njerëzimit, shoqërisë dhe kompanisë sonë.  Poashtu synon të mbrojë dhe të kënaqë bashkëpunëtorët dhe klientët, të cilët promovojnë konkurrencën e qëndrueshme të modelit të biznesit, vazhdojnë traditën dhe ruajnë reputacionin e kompanisë.

EDF Sh.p.k  është shoqëri me përgjegjësi të kufizuara e regjistruar pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përmes brendit të saj “Byzones”.

Poashtu  ne jemi tatim pagues krenar i vendit tonë.

X